Mbyllet votimi në Durrës për kandidatët e Berishës në zgjedhjet lokale

30 Janar 2022 | 17:22

Në Durrës është mbyllur votimi për përzgjedhjen e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Brenda sallës së numërimit janë lejuar vetëm anetarët e Komisionit të qendrës së votimit, 2 kandidatët dhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Numërimi do bëhet pa kamera.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 08:00 në bashkitë Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Lushnjë, Dibër.

Durrësi është bashkia e parë që mbylli votimin.

Flamur Noka deklaroi sot për Euronews Albania se në fillim të javës do të zbulojnë skemën për të zyrtarizuar kandidatët e tyre në këto zgjedhje.

Ndërsa Arben Ristani tha se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit do të mbështeten nga disa parti dhe emri i koalicionit do të vendoset ditët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026