Mbyllet procesi i votimit në 6 bashkitë

6 Mars 2022 | 19:20

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki është mbyllur zyrtarisht.

654,538 qytetarë patën mundësinë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, por 33.33% prej tyre morën pjesë në zgjedhje.

Menjëherë pas mbylljes së votimit nisin procedurat për numërimin e votave në Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Rrogozhinë dhe Vorë.

Rezultatet në bashkinë Vorë pritet të dalin më herët, rreth orës 20:00, pasi votat të numërohen me sistem elektronik.

Procesi i votimit ka rrjedhur pa incidente, por në disa zona mbërritja në qendrat e votimit ka qenë e vështirë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Gjashtë kryetarët që do të fitojnë garën e 6 marsit, në rastin më të mirë do e kenë mandatin 16-mujor, ndërsa në rastin më të mundshëm do e dorëzojnë atë pranverën e ardhshme, kur janë të planifikuar zgjedhjet e zakonshme lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026