Mbyllin ciklin: Komisioni “Braçe” dorëzon strategji, “Xhafaj” pa propozime konkrete
Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe udhëhoqën për një vit dy komisione të posaçme, i “antikorrupsionit” dhe “dezinformimit”. Me përfundimin e legjislaturës së X, edhe këto dy komisione për të cilat Partia Socialiste u angazhua e vetme pasi Partia Demokratike i bojkoti, mbyllën ciklin e tyre.
Pas një viti komisioni “Braçe” prodhoi projektligjin për “Miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.
Pas votës pro në komisionet përgjegjëse parlamentare, dokumenti do të votohet në Kuvend në mbledhjen e tij të fundit në 3 korrik.
Që “Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” të bëhet e zbatueshme, qeveria do të duhet të nxjerrë aktet ligjore pasi komisioni “Braçe” ka përpiluar edhe të gjithë planin e veprimit e për të cilat disa nga opozitarët e kësaj legjislature shprehën rezervat e tyre.
Ndryshe nga komisioni “Braçe” ai “Xhafaj” u mbyll pa një vendimmarrje. Tre dokumentet analitike për të tre shtyllat sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionit u miratuan nga socialistët, por nuk u prodhua asnjë dokument me propozime për ndryshime ligjore.
Po aq ky komision edhe pse yllin e tij kishte luftën kundër korrupsionit, institucionet e drejtësisë e bojkotuan këtë komision dhe për rrjedhojë në planin e veprimit ajo mbeti e papërfshirë.
Nëse komisioni “Braçe” e mbylli misionin, ai i “Xhafaj” mbetet i paqartë. Kryeministri Edi Rama është deklaruar se në legjislaturën e re, atë të XI, ky komision do të rikthehet më një përfaqësi të re, pasi shumë prej anëtarëve të sotëm nuk u zgjodhën deputetë dhe me objektivin për ta kthyer nga një komision i posaçëm në të përhershëm.
Shtatori dhe ndryshimet që do të sjellë ai edhe në kuvend, do të vendosë nëse socialistët do ta çojnë përpara komisionin “Xhafaj” aty ku e la apo me detyra të reja, më qëllimin për ta bërë edhe opozitën pjesë të tij.
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 16:32 Agjentët e ICE përfshihen në një tjetër incident vdekjeprurës, vritet një meksikan në Maine
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie