Mbyllja e kolegjit turk, Agalliu: Rama zbatoi urdhrin e Erdoganit

26 Shtator 2022 | 10:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, thotë se vendimi për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif” është politik.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Agalliu u shpreh se kryeministri Edi Rama zbatoi urdhrin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Mbyllja e kolegjit nuk është gjë tjetër, veçse zbatimi i urdhrit të drejtpërdrejtë të presidentit turk Erdogan, i cili në parlamentin shqiptar e nënvizoi se nëse do duhet të ruajmë marrëdhëniet vëllazërore, do duhet të tregojmë hapa duke proceduar në një rrjedhë të tillë. Kjo tregon pamundësinë dhe fuqinë e kryeministrit për t’i dalë kundër direktivave që ai jep.”, theksoi ai.

Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës ka nisur protesta e gjimnazistëve të shkollës “Mehmet Akif”.

Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

Ata janë mbledhur para ministrisë së Arsimit, ndërsa thonë për mikrofonin e Euronews Albania se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026