Mbyllja e sporteleve komplikon procedurat për pensionistët, pretendon eksperti

2 Maj 2022 | 09:26

Agron Haxhimali, ekspert i qeverisjes vendore ngriti shqetësimin për mbylljen e sporteleve në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Ai u shpreh se 600 mijë pensionistë nuk kanë njohuritë duhura në sistemin e digjitalizimit. Haxhimali sqaroi se nuk e kishte studiuar diçka të tillë, por bazohej te gjenerata.

Ndërkohë 200 mijë persona me aftësi të kufizuara nuk mund të përdorin lehtësisht pajisjet teknologjike, gjë që shkakton vështirësi në kryerjen e procedurave.

Një tjetër shqetësim që ngriti Haxhimali ishte dhe infrastruktura, pra nëse personat mund të kishin njohuri, por nuk kishin pajisjet e nevojshme. Sipas ekspertit të qeverisjes vendore vështirësi do të ketë edhe për shkak të mungesës së internetit në familjet shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026