Mbyllja e TikTok, gazetari: Do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese
Isa Myzyraj, kryetar i Asociacionit te gazetarëve shqiptarë tha në një intervistë për Euronews Albania se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë shqiptare për të mbyllur për 1 vit rrjetin social TikTok.
“Dhuna gjendet në të gjitha rrjetet sociale, kufizimi i kësaj vetëm me TikTok… Shoqëria shqiptare vuan nga dhuna online, nuk duhet të ndjekin rrugën më të shkurtër duke i mbyllur, të merren masa kufizuese. Kemi shembullin e Australisë, që e ka kufizuar për fëmijët nën 16 vjeç, pse ne duhet të shkojmë tek shembulli i Turqisë dhe Kinës? Qeveria ka të gjitha mekanizmat për të negociuar, gjëja është thellësisht politike… Rrjetet sociale janë hapësirë thelbësore e lirisë së shprehjes dhe në këtë aspekt ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që sapo ky vendim i papërgjegjshëm të kthehet në një vendim juridik, do përdorim mjetet ligjore për ta sfiduar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të shtunën se qeveria do të mbyllë shërbimin video TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.
Autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vrasjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)