Mbytet barka me emigrantë, të paktën 8 të vdekur, përfshirë fëmijë
Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, njoftuan autoritetet të hënën.
Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera ishin gra, sipas autoriteteve.
Policia greke gjeti 36 njerëz gjallë në pjesën veriore të ishullit Samos. Ndërkohë, tre persona të tjerë që kishin ngecur në një zonë gurore në ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare.
Avionë dhe anije ndihmuan në kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, deklaroi roja bregdetare.
Disa ambulanca ishin parkuar pranë një anijeje të rojës bregdetare turke në provincën Çanakala, ku raportohet se u mbytën së paku 20 emigrantë më 15 mars 2024.
Sipas një oficeri të rojës bregdetare, autoritetet u njoftuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësuan se rreth 50 persona ndodheshin në bordin e barkës që i solli ata në Samos.
Greqia, e cila shtrihet në këndin juglindor të Bashkimit Evropian, është një portë e parapëlqyer për hyrje në Evropë për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë hynë në ishujt lindorë të Greqisë nga Turqia në vitet 2015 dhe 2016. Shumë prej tyre u mbytën në përpjekje për të bërë këtë rrugëtim të rrezikshëm me anije të dobëta.
Numri i tyre ra më vonë, por filloi të rritej sërish vitin e kaluar.
Rreth 54.000 emigrantë kanë arritur në Greqi deri tani këtë vit, që është numri i dytë më i lartë në Evropën Jugore, pas Italisë. Shumica dërrmuese e tyre mbërritën me anije, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit