Po lundronin me 2 barka dërrase, shpëtohen 124 emigrantë në Ishujt Kanari

28 Mars 2024 | 22:30

Rojet bregdetare spanjolle i kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, nga dy barka dërrase në ujërat detare pranë ishujve Kanari të enjten.

Njëra barkë që po i bartte 66 njerëz u gjet rreth 18 kilometra në jug të Gran Kanaria, tha Kryqi i Kuq i Spanjës.

Barka tjetër, me 58 njerëz në bord, përfshirë dy gra, u gjet në afërsi, sipas tij.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rruga atlantike për në Ishujt Kanari është tani për tani rruga më e dendur për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore për në Bashkim Evropian.

Numri i njerëzve që e morën këtë rrugëtim të rrezikshëm nga 1 janari deri më 15 mars, arriti shifrën 12.393, krahasuar me 2.178 në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, tha Ministria e Brendshme e Spanjës këtë muaj, shkruan REL.

Ky grup ishujsh është rreth 160 kilometra larg Afrikës Perëndimore në pikë më të afërt.

Të gjitha emigrantët e shpëtuar të enjten u dërguan në Gran Kanaria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkarkoi Mykhailo Fedorov nga detyra e ministrit të mbrojtjes si pjesë e riorganizimit të fundit të qeverisë së tij, konfirmoi Fedorov...
08:02 | 16/07/2026

OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat

Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, por mungesa e rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e saj po ngre shqetësime...
07:39 | 16/07/2026

Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për nivelin e testosteronit...
07:33 | 16/07/2026