McAllister në mbështetje të Tabakut: Partnere e palëkundur për integrimin europian

9 Maj 2025 | 12:41

Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, David McAllister, Zëvendëspresident i Partive Popullore Evropiane  dhe kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë mbështetjeje për Jorida Tabakun dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në një videomesazh të publikuar nga Tabaku, McAllister vlerësoi rolin e deputetes në proceset integruese dhe apeloi ndaj zgjedhësve ta mbështesin në mënyrë që ajo të vijojë punën e saj.

“Jorida ka qenë gjithmonë një forcë e vërtetë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë. Ju lutem sigurohuni që të dielën ajo të mund të vazhdojë punën e saj të madhe,” tha McCallister.

Ai e përshkroi Tabakun si një figurë kyçe në marrëdhëniet mes EPP dhe Partisë Demokratike, duke thënë:

“Gjatë viteve, Jorida Tabaku ka qenë një kontakt kyç për ne në Parlamentin Evropian dhe veçanërisht në EPP. Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo ka ndërtuar ura dhe ka luajtur një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe EPP.”

Tabaku, e cila garon në listën e hapur të PD në Qarkun e Tiranës, ka shpërndarë videomesazhin e McAllister në rrjetet sociale, duke e falënderuar publikisht për mbështetjen që i ka dhënë asaj personalisht dhe Partisë Demokratike në këtë garë elektorale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jorida Tabaku (@jorida.tabaku)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026