“Berisha nuk ka dalë nga lista e zezë e SHBA”, Buzhala: Është thjesht leje për vizë
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Berat Buzhala komentoi deklaratën e postuar në Twitter nga gazetari amerikan Mark Caputo, i cili pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje që lë të kuptohet se, në disa raste, udhëtimi i Berishës në SHBA nuk përjashtohet plotësisht.
Sipas Buzhalës nuk kemi të bëjmë me dalje të Berishës nga lista e zezë dhe se kjo deklaratë, sipas tij, është ofenduese për nga forma.
Buzhala tha se nëse do të ishte një deklaratë serioze, do të kishte qenë vetë Marco Rubio ai që do ta kishte postuar në Twitter-in e tij.
“Kjo s’është dalje nga lista e zezë, kjo është një shkurtim për vizën, domethënë që mundet me shku. Edhe pse forma e deklaratës është goxha ofenduese. Po është ofenduese sepse Marco Rubio ka Twitter dhe Berishën, së paku, që e kishte futur Blinken-i, tani Marco Rubio do e postonte në Twitter që ‘ne ja hoqëm non gratën Berishës’”, tha Buzhala.
Buzhala tha se gjithsesi gjërat po ecin në favor të Berishës dhe, sipas tij, kjo nuk i lë më vend ankesave që pas zgjedhjeve të 11 majit opozita dhe vetë Berisha të kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve duke u kapur pas këtyre arsyeve të listës së zezë dhe non gratës.
“Gjithë yjet janë rreshtuar për Berishën dhe tani le ta shohim rezultatin të dielën. Mos ta bëjmë qaramanin pas zgjedhjeve – ‘nuk na votuan se ishim në listë të zezë’, ‘nuk na votuan se ishim në arrest’ – dhe Berisha me i pas kurdisur vetë yjet nuk do e bënte gjërat kaq mirë. Kështu kisha bërë dhe unë po të isha si Berisha: kisha qëndruar në paraburgim, kisha dalë nga paraburgimi, kisha dalë nga lista e zezë tre ditë para zgjedhjeve”, tha Buzhala.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve