PD mbyll fushatën në Shkodër, Berisha shpall prioritetet për ekonominë dhe arsimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Shkodrës, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në një fjalim të gjatë dhe të detajuar, Berisha prezantoi angazhimet kryesore të koalicionit për qeverisjen e ardhshme, me fokus te ekonomia, arsimi, mbështetja për të rinjtë dhe ulja e kostove të jetesës ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si vendimtare për demokracinë dhe lirinë.
“11 maji do të jetë dita e shpirtit liridashës të Shkodrës, e qytetarëve që nuk janë përkulur kurrë përballë padrejtësive. Do të rikthejmë paratë tek qytetarët. Minimumi jetik do të jetë 200 euro, paga minimale 500 euro. Do të vendosim kartën e konsumatorit, ku ata që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë ulje prej 20% për produktet ushqimore”, tha Berisha.
Ai gjithashtu premtoi masa të forta për lehtësimin e biznesit të vogël: “Çmimi i energjisë do të ulet në 6 lekë për kWh nga 18 që është sot. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Hapësirat publike për bizneset do të jenë pesë herë më të lira.”
Ai shtoi se universitetet do të jenë në partneritet të ngushtë me sipërmarrjet, ndërsa për të rinjtë që duan të nisin biznese të reja, do të krijohet një fond prej 10 milionë eurosh.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu dedikua kritikës ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi këtë të fundit për mashtrime sistematike dhe për përçmim ndaj qytetarëve të Shkodrës. “Edi Rama erdhi në këtë qytet me një thes me gënjeshtra. Mendon se mund t’i mashtrojë shkodranët, por ai flet si Maduro i Venezuelës, me arrogancë dhe fyerje”, deklaroi ai.
Kryedemokrati paralajmëroi gjithashtu grupet kriminale që, sipas tij, po përpiqen të ushtrojnë presion mbi votuesit: “Mos guxoni të kërcënoni qytetarët apo komisionerët. Do t’ju përgjigjemi siç nuk ua pret mendja.”
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili dha një mesazh të qartë mbështetjeje për Berishën dhe thirrje për ndryshim.
“SHBA-të kanë besim tek Sali Berisha, një lider që ka ndërtuar marrëdhënie historike me aleatët amerikanë”, deklaroi LaCivita.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve