“McGonigal”, më 2 mars zhvillohet mocioni me debat dhe interpelanca me Ramën

16 Shkurt 2023 | 12:23

Mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal do të zhvillohet në datën 2 mars.

Mazhoranca votoi ndryshimin e rendit të ditës dhe vendosi që koha do të jetë pa limit.

Zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se po atë ditë do të zhvillohet dhe interperlanca me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga opozita.

Opozita kërkon që të vijë në seancë Edi Rama i cili sipas tyre duhet t’i përgjigjet 13 pyetjeve që ata kanë depozituar për çështjen ‘McGonigal’.

Në seancën e sotme plenare, mungojnë 12 deputetë demokratë që kanë shkaktuar kaos në seancat e shkuara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

PD e ankimoi vendimin e djeshëm për përjashtimin e 4 të parëve në Byronë e Kuvendit dhe deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se tashmë deri në shqyrtimin e kësaj kërkese vendimi i përjashtimit është i pezulluar ndaj edhe atyre i lind e drejta për tu futur në seancë.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Për këtë arsye seanca do të drejtohet nga Ermonela Felaj. Ndërkohë, jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vijojë revolucionin bashkë me mbështetësit e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026