McLaren objektivat sezonalë, Stella: Do të rivalizojmë për kreun
Team Principal Andrea Stella beson se McLaren mund të fitojë disa gara këtë sezon nëse është në gjendje të përsërisë paraqitjen e bërë në Japoni pasi Ferrari nuk është shumë larg prej tyre.
Deri tani McLaren ka treguar se nuk ka ndonjë diferencë thelbësore me Ferrarin që ka siguruar 3 vende në podium me Carlos Sainz. Spanjolli fitoi në Australi dhe përfundoi i 3 në Bahrein dhe Japoni. Ndërsa Charles Leclerc u rendit i 3 në Arabinë Saudite dhe i 4 në Japoni.
Në ndryshim prej tyre, binomi i McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri nuk ruajtën dot pozicionet e nisjes në Japoni duke përfunduar në vendit 5 dhe 8 në Suzuka. Ndërsa vetë skuadra ka një start më të mirë se viti 2023 duke u renditur në vendin e 3 me 69 pikë, 51 pas vendit të dytë që mbahet nga Ferrari.
Italiani Stella vlerëson faktin që skuadra është e konsoliduar në pozicionin e 3 në këtë fazë të sezonit dhe është në gjendje të garojë për vendet e sipërme të klasifikimit. Në vitin 2023 McLaren kishte vetëm 14 pikë pas 4 garave – 55 më pak se klasifikimi aktual. Diferencë që tregon transformimin e jashtëzakonshëm që skuadra ka pësuar në 12 muajt e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë