“Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në më 11 maj dhe të çelin, sipas tij, një kapitull të ri dhe epokë të re për Shqipërinë.
Berisha deklaroi se me votën e 11 majit “arkivohet në histori një ëndërr e keqe” që solli, sipas tij, kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se brenda një viti çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune, qoftë në sektorin publik apo privat.
Ai shtoi se në vitin e parë të qeverisjes, do të shtohen 1,000 vende pune për universitetin, të dedikuara për ekselencat dhe studentët më të mirë, si dhe do të krijohet Fondi Kombëtar i Rinisë.
Kryedemokrati u shpreh se shqiptarët, në rrugën e tyre drejt lirisë, pësuan një “aksident”, ku, sipas tij, përjetuan 12 vite të narkodiktaturës. Ai theksoi se më 11 maj “ndahen dy epoka”.
Berisha kritikoi ashpër Ramën për një rast specifik, duke thënë se “kryeministri tentoi të blinte një qytetar të thjeshtë si Ilir Vrenozi”, sepse nuk i duron dot kritikat e tij.
Sipas Berishës, “Fushata e PS-së u përqendrua te Ilir Vrenozi”, dhe kjo, sipas tij, tregon se Rama ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjeshtë.
Në vijim të fjalës së tij, lideri i opozitës u ndal edhe te gjendja demografike e vendit. Ai deklaroi se “djepi bosh dhe klasat pa fëmijë janë mjerim për çdo shqiptar”, duke shtuar se “edhe sikur muret e një shtëpie të jenë prej floriri, pa fëmijë ajo mbetet një shtëpi pa të zot”.
Berisha u zotua se, me ardhjen e PD-së në pushtet, brenda 100 ditëve, nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit shqiptarë do të përfitojnë një pension minimal, i cili nuk do të jetë më i ulët se 200 euro.
Ai përfundoi duke theksuar se të gjitha energjitë e forcës së tij politike do të përqendrohen te rinia, duke premtuar grante për studentët që duan të nisin biznese apo projekte të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit