Më 16 qershor organizohet Panairi Virtual i Punës dhe Karrierës, në fokus të rinjtë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në bashkëpunim me Programin Global “Migracion për Zhvillim” organizojnë më 16 qershor Panairin Virtual të Punës dhe Karrierës në fokus të të cilit do të jenë të rinjtë, veçanërisht ata që përfundojnë arsimin e mesëm profesional.
Nga ora 09:00 deri në orën 16:00, 100 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, përfaqësuese të të gjitha fushave të industrisë, si telekomunikacioni, hoteleri-turizëm, banka, call center -a e shumë të tjera do të prezantojnë ofertat e tyre.
Ky panair ofron:
- Më shumë se 2000 vende të lira pune
- Praktika profesionale
- Bursa studimi
- Orientim dhe udhëzim në karrierë.
Paralel me panairin në të njëjtën platformë online do të zhvillohen sesione informuese dhe trajnime të ndryshme për të ndihmuar punëkërkuesit të afrohen me standardet që kërkon tregu i punës.
Doktor Grigor Stojkov, përfaqësues i GIZ Albania, thotë se ndonëse ky është i pari panair virtual kombëtar, suksesi i tij është i garantuar për shkak të avantazheve që ai ofron.
“Së pari pjesëmarrësit në panair kanë mundësi të jenë prezent në panair pa qenë nevoja të jenë aty fizikisht. Kjo do të thotë që njerëzit nga Kukësi mund të aplikojnë për kompani apo hotele që punojnë në Sarandë dhe e anasjellta, njerëzit nga Korça mund të aplikojnë në Durrës. Njerëzit mund të bëhen pjesë e panairit përmes kompjuterit, telefonit nga shtëpia. Në të njëjtën kohë dhe kompanitë pjesëmarrëse, dhe ne kemi më shumë se 100 pjesëmarrës në këtë panair gjithashtu nuk kanë shpenzime si qira, apo blerjen e materialeve specifike të dizajnit. Nuk i kanë këto shpenzime dhe mund të kenë një numër të madh aplikantësh. Nëse më lejoni në fund ne jemi koefidencial bazuar në regjistrimet që ne kemi në ditët e fundit, por themi që ky panair do jetë i suksesshëm”, tha ai.
Të interesuarit mund të aplikojnë për t’u regjistruar online në faqen e Agjencisë Kombëtare të Pnësimit dhe Aftësive www.akpa.gov.al.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta