Më 236 km/h me “Lamborghini” në rrugën Tiranë-Vlorë
Rruga nacionale Tiranë-Vlorë, por edhe autostrada Tiranë-Durrës, shpesh gjatë natës kthehen në pista të ngjashme me ato të garave në Formula 1.
I tillë ka qenë dhe rasti më i fundit i kapur nga Policia Rrugore, ku një person që udhëtonte me makinë “Lamborghini” po ecte me shpejtësi 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ku limiti i lejuar është 110.
Nisur nga fakti se i ri shqiptar që ishte në drejtim të automjetit luksoz kishte leje drejtimi të një vendi të huaj, u gjobit me 30 mijë lekë të reja duke shmangur daljen në komision dhe heqjen e patentës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me radar.
Ndërkohë kontrolloet kanë vijuar dhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku rasti më tipi ishte i një drejtuesi që lëvizte me shpejtësi 169 km/h, ku limiti është 90.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania