“Më akuzoni si hajdut”- Debate të forta te Sterilizimi, Beqaj përplaset me Vokshin
Mbledhja e komisionit hetimor për çështjen e sterilizimit është shoqëruar me tensione, ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte ftuar për të dhënë dëshminë e tij. Beqaj kërkoi nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, që t’i ofrohej logjistika e nevojshme për një deklaratë me materiale audio-vizive, pasi donte ta ilustronte me foto dhe video. Megjithatë, Vokshi sqaroi se nuk dispononin pajisjet e nevojshme dhe i kërkoi që të vazhdonte dëshminë pa ilustrime.
Pas mosmarrëveshjeve, u vendos që mbledhja të shtyhej për një moment tjetër.
Pjesë nga debati:
Ilir Beqaj: “Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Jam konsultuar me avokatin dhe dua që deklaratën ta ilustroj me mjete audio-vizive.”
Albana Vokshi: “Nuk kemi infrastrukturën për këtë. Mund të na japësh materialet për t’i administruar.”
Beqaj: “Sot jemi këtu për të sqaruar, qoftë gjysmën e mençurisë sime. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar dhe dua ta ilustroj me mjete vizuale. Ju nuk e dini çfarë kam bërë, nuk mund ta dini pa e parë. Ngjarjet fillojnë që në 2009, kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Sipas nenit 2, pika 7, vendimi i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit dhe pyetjes së dëshmitarëve.”
Vokshi: “Këtë nen e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do flasësh për të drejtat e tua apo për ato të komisionit?”
Beqaj: “Kemi bërë një kërkesë dhe ligji përmban një nen që përcakton mënyrën e marrjes së këtij vendimi. Më jepni një vendim për kërkesën, siç lexova: një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.”
Vokshi: “Do e bësh deklaratën? Nëse jo, do nis me pyetjet. Do e bëni deklaratën, zoti Beqaj?”
Beqaj: “Do ta bëj deklaratën, sapo të më jepni mundësinë. Fillimisht, kam bërë një kërkesë.”
Beqaj: “Për 7-8 muaj më keni akuzuar si hajdut. Epitete mos vendos!”
Vokshi: “Kam 10 vjet, jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.”
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit