Biznesmenët italianë refuzojnë “Sterilizimin”, Vokshi: Do t’i drejtohemi policisë

11 Nëntor 2024 | 10:28

Kryetarja e Komisionit Hetimor për “Sterilizimin”, Albana Vokshi, njoftoi publikisht se tre biznesmenët italianë të përfshirë në koncesionin e sterilizimit – Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli – kanë refuzuar të dëshmojnë para komisionit. Sipas Vokshit, të tre biznesmenët, të cilët janë aksionerë dhe konsulentë të rëndësishëm në kompanitë e përfshira në kontratën e sterilizimit, dërguan një email Kuvendit të Shqipërisë duke njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të radhës.

Albana Vokshi vlerësoi dëshminë e tyre si vendimtare për hetimet parlamentare mbi koncesionin, duke theksuar se këta biznesmenë kanë përfituar miliona euro në cilësinë e konsulentëve privatë dhe si pronarë të kompanive nënkontraktuese të përfshira në projektin e sterilizimit.

Vokshi theksoi se komisioni do t’i drejtohet policisë në mënyrë që të sigurohet dëshmia e biznesmenëve, e cila sipas saj është tepër e rëndësishme për hetimet.

“Dëshmia e tyre është kyçe për hetimin parlamentar sepse janë aksionerë të kompanive, dhe dy prej tyre kanë marrë miliona si konsulentë privatë, përveç që kanë kompani nënkontraktuese,” theksoi Vokshi. “Për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Policisë që të sigurojë praninë e tyre në Komisionin Parlamentar.”

Koncesioni i sterilizimit, një projekt 10-vjeçar i dhënë nga qeveria shqiptare për rreth 100 milionë euro, iu dha konsorciumit të drejtuar nga biznesmeni shqiptar Ilir Rrapaj me kompaninë e tij “Investital LLC” në bashkëpunim me partnerët italianë “Servizi Italia,” “Tecnosanimed,” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Ky projekt është kthyer në një objekt hetimi për abuzimet e dyshuara dhe përdorimin e fondeve publike për përfitime private.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre...
18:31 | 14/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026