Me automatik dhe municion luftarak, arrestohet një person në Tropojë

31 Mars 2023 | 09:23

Policia e Tropojës ka arrestuar një person në banesën e të cilit u gjet një armë zjarri automatike dhe një sasi municioni luftarak.

Shtetasi me inicialet D. H., banues në fshatin Degë, u ndalua në flagrancë nën akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë”, thueht ën njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026