“Më fal”/ Filmi me metrazh të shkurtër prezantohet në Pogradec
Ne muajin e gruas u shfaq premierë në Pogradec Filmi me metrazh të shkurtër “Më Fal”, me mesazhin e vetëm që një grua mund t’ia dale.
Juarda Allko 18-vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të vijë me një fushatë sensibilizuese e cila ka në fokus tradhtinë dhe dhunën ndaj femrës.
18-vjeçarja modele edhe pse shumë e re nisur edhe nga eksperiencat personale por edhe ajo se çfarë ka parë mbi mënyrën se si trajtohet gruaja sot, ka zgjedhur që nëpërmjet iniciativës krejtësisht personale të japë një mesazh të qartë për vajzat, të mos jenë pre e dhunës apo bullizmit.
Iniciativës së saj i janë bashkuar edhe njerëz të njohur të artit siç është miss Rose, e cila ka guxuar që nga muzikante të shkruajë një skenar filmi me metrazh të shkurtër për një grua të tradhtuar që vetëflijohet.
Afroviti Gusho aktiviste e mbrojtjes së grave në Pogradec prej më shumë se 15 vitesh, shprehet entuziaste që mesazhe të tilla vijnë tashmë jo vetëm nga gratë por edhe nga të rinjtë me artin e tyre.
Filmi me metrazh të shkurtër “Më Fal” u shfaq premierë në Pogradec dhe do të vijojë rrugëtimin më disa qytete të vendit, me mesazhin e vetëm që një grua mund t’ia dalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë