Me homazhe dhe nderime, përcillet për në banesën e fundit Servet Pëllumbi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
6 Maj 2026 | 13:09

Ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi u përcoll për në banesën e fundit pas homazheve në nder të tij të mbajtura në ambientet e TKOB.

Qindra njerëz morën pjesë në nderimet e fundit për socialistin dhe politikanin e njohur, miq, të afërm dhe përfaqësues të politikës që vlerësuar maturinë dhe ekuilibrin e tij si politikan dhe njëri.

Në përfundim të homazheve mbajtën një fjalë djali i tij, ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, ish-deputeti Namik Dokle dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Rama tregoi si kishte lindur simpatia e tij për Servet Pëllumbin dhe çfarë përcillte ish-kryetari.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet  e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë  e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit”, tha mes të tjerash Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026