Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla për Euronews: Bëj fushatë çdo ditë
Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet e 11 majit, me 21 mijë vota, ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave për lidhje me bandat kriminale.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema ka mundur t’i shkëpusë një intervistë të shkurtër pas mbylljes së seancës plenare të së enjtes, ku Balla është treguar i prerë në përgjigjet e tij.
Ai tha se akuzave të Berishës iu përgjigjën qytetarët në 11 maj dhe se rezultati i votave është falë punës dhe fushatës së përditshme në zonën e vet elektorale në qytetin bregdetar.
“…U përgjigjën qytetarët në datë 11 maj. Bëj fushatë çdo ditë në zonën time. Nuk ka akuza, janë të gjitha shpifje. Falë punës u bë gjithë ky rezultat nga qytetarët e Durrësit”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 16:32 Agjentët e ICE përfshihen në një tjetër incident vdekjeprurës, vritet një meksikan në Maine
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie