“Më ka marrë malli”, Rama tregon arsyen pse vizitoi Thaçin
Kryeministri Edi Rama deklaroi nuk ka asnjë fakt nga akuzat e Dick Marty për krerët e UÇK. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ai tha se akuzat janë të pabazuara dhe se ka influencë ruse.
“Së pari po marr pyetjen që ishte shumë serioze që ka të bëjë me Hagën. Ne jemi duke përgatitur një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë. Unë do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’ju drejtuar Këshillit të Europës, për një fakt që bëhet shqetësues në këndvështrimin tonë, është pabazueshëmria e raportit të Dick Martin dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë të trafikut të organeve. Është një akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, deklaroi se kur takoi Thaçin në Hagë, si arsye dha se e kishte marrë malli.
“Marrëdhënia ime me presidentin Thaçi dihet, është botërisht e njohur, Kur kam plotësuar formularin, dhe kishte një arsye për çfarë do e takosh, kam shkruar me germa kapitale: Më ka marrë malli. Ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që dje të takohesha me familjen e tij”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta