Me kanabis dhe shkop bejsbolli me vete, arrestohet 19-vjeçari në Kukës

3 Tetor 2023 | 14:08

Një 19-vjeçar në Kukës, i cili ishte më masë sigurie “Arrest në shtëpi” është arrestuar ditën e sotme në Kukës.

Policia bën me dije se në gjendje të lirë janë proceduar dhe 2 pasagjerët që ishin në automjetin që drejtonte i arrestuari.

Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. C., 19 vjeç dhe F. SH., 18 vjeç, të tre banues në Kukës.

Si rezultat i kontrolleve në këtë automjet, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop bejsbolli, që u sekuestruan nga Policia, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026