Me kanabis të ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 17-vjeçari në Korçë (Foto)
Një 17-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e Policisë, pasi i janë gjetur disa doza kanabis gati për shitje.
Përmes një njoftimi Policia bën me dije se atij në total (pra dozat që kishte me vete dhe ajo që iu gjet në shtëpi), iu kapën 1.3 kg kanabis.
Ndërkohë veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”.
Kishte siguruar dhe mbante në banesë, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.
Sapo pa shërbimet e Policisë, i mituri hodhi nga xhami i automjetit, dozat e cannabisit, dhe tentoi të largohej me shpejtësi.
17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza.
Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë në lagjen nr. 16, një 17-vjeçar, banues në Korçë.
Automjeti në të cilin lëvizte i mituri është sinjalizuar për të ndaluar, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Pavarësisht sinjalit, ka vijuar me shpejtësi lëvizja me automjet dhe 17-vjeçari ka hedhur nga xhami, disa doza cannabisi që kishte me vete, me qëllim shitjen. Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë kryer kontrolle në banesën e të arrestuarit, ku janë gjetur rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa që dyshohet se posedohej me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza.
Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë