Me kapuç e çantë, publikohen pamjet kur autori i masakrës në Michigan hyn në kampus

14 Shkurt 2023 | 11:40

Një person i armatosur ka hapur zjarr mbrëmjen e të hënës në kampusin kryesor të Universitetit Shtetëror të Miçiganit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Sulmuesi 43-vjeçar nuk kishte asnjë lidhje të njohur me personat në universitet dhe motivi i tij mbetet një mister.

Atentatori u ekzekutua gjatë ndjekjes nga policia, ndërkohë që në rrjetin social Twitter janë publikuar dhe pamjet kur i autori hyn në godinën  e kampusit universitar.

Detajet rreth ngjarjeve vijoj të mbeten të paqarta, ndërkohë që Chris Rozman, zëvendës-shefi i përkohshëm i policisë së universitetit, tha se të shtënat ndodhën në dy vende – në një ndërtesë akademike të quajtur Berkey Hall dhe në ndërtesën e Unionit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit (MSU).

Rozman tha se hetuesit nuk kishin informacion për motivin, duke shtuar se universiteti nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi të bërë ndaj kampusit përpara gjakderdhjes së së hënës.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026