‘Më kërkuan para’, gazetari tregon bisedën me hakerat iranianë pas sulmit kibernetik
Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se ka komunikuar me hakerat iranianë, pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare në muajin korrik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mahmutaj u shpreh se hakerat i kërkuan para, në mënyrë që t’i jepnin materialet me të dhënat sekrete që kishin.
Mahmutaj tha se për këto materiale, ishin rreth 30 persona të cilët kishin shfaqur interes për t’i blerë.
“Në fillim, kur Homeland Justice nisi të publikonte të dhënat e para në muajin korrik, një nga ata të cilët i kontaktoi isha edhe unë. I kontaktova më tepër për kuriozitet, kurioziteti i gazetarit dhe më kërkuan para për të më dhënë materiale.
U thashë që nuk kam para dhe nuk më intereson. Më shkruajtën dhe më thanë që deri më tani kemi rreth 30 të interesuar. U thashë që mos të lodhen se nuk kanë për t’i blerë këto materiale. Shumicia e materialeve, ishin në kalendarin iranian, pra ishin të përpunuara dhe jo origjinale”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet