“Më kontrolluan banesën”- Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: S’kam pasur interes ekonomik
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur se edhe kur ka qenë ministër, edhe tani, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik apo financiar nga kompanitë farmaceutike.
Komentet Beqaj i bëri pasi doli nga ambientet e SPAK, ku ishte thirrur në kuadër të hetimit për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj tha gjithashtu se ditën e djeshme është kontrolluar banesa e tij me vendim gjykate, ku sipas tij, gjetën vetëm sendet e tij personale.
“Në kohën që kam qenë mi nistër, nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik apo financiar, me kompanitë farmaceutike apo pronarët e tyre. Edhe ditën e djeshme u bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin, pasi sendet e mia personale u gjetën aty.
Ditën e premte unë paraqitem në SPAK për çështjen e Sterilizimit. Ende nuk e kuptoj se kush është faji im, sepse sterilizimi është një nga gjërat më të mira që është bërë në shëndetësi.
Por padyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i interesuar të pres vendimin e gjykatës. Ata që bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate”, tha Beqaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti