Me Netanyahun duke bërë plazh, Trump shpërndan videon për të ardhmen e Gazës

26 Shkurt 2025 | 13:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë këtë të mërkurë një video të krijuar nga inteligjenca artificiale mbi të ardhmen e Gazës.

Në pamjet e shpërndara në platformën e tij Truth Social është vizualizuar një peizazh i transformuar të Gazës bazuar në planin e tij për rindërtimin e enklavës palestineze.

Videoja, e titulluar “What’s Next for Gaza”, tregon një pamje ekstravagante të rajonit pas përfundimit të konfliktit, ku Gaza transformohet në një rivierë luksoze.

Videoja nis me kulla dhe statuja të arta që ngrihen mbi Gazën e shkatërruar, vijon me imazhin e Elon Musk duke shpërndarë para dhe mbyllet me Trump dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu duke shijuar një ditë në plazh në bregdetin e Gazës.

Videoja, e cila nuk ka asnjë lidhje me realitetin, ka ngjallur një valë reagimesh të ndryshme në media dhe rrjetet sociale. Për disa, ajo është një satirë e tepruar, ndërsa për disa të tjerë është plani i Trump dhe Izraelit për të zhvendosur palestinezët dhe për të marrë nën kontroll territorin.

Plani i Trump për zhvendosjen e palestinezëve në shtete fqinje ka ngjallur reagime të ashpra në të gjithë botën duke e cilësuar si një spastrim etnik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026