Me not drejt Evropës, të rinjtë klandestinë shpëtohen në Portin e Durrësit
Skenat e shpëtimit të klandestinëve janë të përnatshme në portin e Durrësit. Sirianë, palestinezë, libianë dhe marokenë, që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia, tentojnë të kalojnë në Evropë përmes detit.
Erindi Lame, Shef turni pranë Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës thotë se ka shpëtuar disa klandestinë.
”Kam shpëtuar 5 persona që kanë tentuar të kalojnë jashtë me anë të detit duke hipur në tragete nëpërmjet rampave apo nëpër cima”, tha ai.
Klandestinët janë të rinj të moshave 18-30 vjeç që kryesisht kanë shumë pak njohuri për detin dhe notin. Ndaj në errësirë, kur tentojnë të futen në traget, rrezikojnë të mbyten.
Erindi cilëson si rastin më të rënë atë të një 18-vjecari që e shpëtuan në gjendje shumë të keqe.
“Një 18-vjeçar ka qenë më keq. Kur e kemi marrë lart ishte i rraskapitur dhe i vuajtur nga kushtet që kishte përjetuar”, u shpreh ai.
Por jo të gjithë janë aq me fat. Alfred Velaj, Drejtor i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës, flet dhe për humbje jete e të plagosur.
“Fatkeqësisht kemi pasur një humbje jete por u shpëtuan 4 klandestinë. Ka pasur rrëshkitje, plagosje, rrëzim kur futen poshtë kamionëve”, nënvizoi Velaj.
Vetëm në dy javët e para të prillit, forcat e sigurisë së portit kanë kapur 47 klandestinë. Numri konsiderohet i ulët, pasi ka pasur periudha kur tentativat ishin mbi 30 në ditë.
Nëpër rrugët e Durrësit klandestinët hasen shpesh, teksa tentojnë të fitojnë lekë për t’u ushqyer deri sa të gjejnë mundësinë për t’u arratisur. Gjatë vitit 2021 u kapën 1156 klandestinë, ndërsa në muajt e parë të këtij viti 162.
“Synojnë tragetet sespe e dinë që shkojnë në Europë, nuk duan anije tregtare sepse mund të kthehen në Azi, andej nga kanë origjinën”, shprehet Sin Alfred Velaj, Drejtor i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës.
Për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të mos rrezikuar të tyren, 125 efektivët e sigurisë portuale, po marrin leksione nga profesionistët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta