Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në seancën plenare në një interpelenacë të thirrur nga Gazment Bardhi për mbetjet toksike. Ai tha se këto mbejtje nuk janë të rrezikshme dhe nuk janë cilësuar të tilla nga ndërkombëtarët, por vetëm nga “ekspertët” që sipas tij merr informacionin Gazment Bardhi.
Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar Bardhin dhe bashkimin e tij në Partinë Demokratike me Sali Berishën, duke pretenduar me batuta se Bardhi merr çdo informacion nga “kati i 8”.
“Më doli malli i të shkretit Lul, tutori i famshëm i këtij. Të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi mes nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin. Unë e thash me fakte se këto mallra me këto emra nuk klasifikohen te mbetjet e rrezikshme. Unë ekspert nuk jam, ndaj unë ul kokën, lexoj dhe dëgjoj nga ekspertët, kurse zotëria, e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet në gojë nga lart dhe vjen e pështyn këtu.
Nëse unë nuk gaboj zotëria tha se po erdhi Saliu me Flamurin në godinë unë iki nga politika, por nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me Saliun dhe me Flamurin për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Është problem i madh. Por problemin më të madh e ka ai në kat të 8, që nuk ngeli balrerinë pa i shkuar te parvazi dhe i tha ma lër mua, ta tund belin për ty.
Rama i tha Bardhit, se ai ka thënë se ka çuar në SPAK Olsi Ramën, por sipas kryeministrit ai ka kallëzuar në SPAK vetëm Ndoc Rrokun.
“Mirë e bëre, se ndryshe do përfundoje si “Babale” që shtyn gjyqin tani me raporte. Ju nuk e keni mësuar ça problemi keni me mua. Unë duroj shumë. Do duroj sa SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi një ballafaqim tjetër. Jo me ty se ti je mësuar të rrish me kokën lart e me gojë hapur dhe unë nuk ta hedh dot në gojë atë që merr ti nga atje lart, por do e kemi një ballafaqim tjetër. Ju përshëndes dhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë, hajde pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët do e keni më keq se në 1997”,-tha Rama
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet zgjidhja për banorët e Thumanës, Balluku: Do ketë rrugë alternative
- VIDEO| Sjellja skandaloze e deputetit Pandeli Majko, shtyn me force gazetaren