Gjendet zgjidhja për banorët e Thumanës, Balluku: Do ketë rrugë alternative
Mbikalimi i Gramzës dhe rruga alternative, janë dy mundësitë për qarkullimin e banorëve të Thumanës e Krujës. Kjo është përgjigja që ka dhënë ministrja Belinda Balluku në interepelancë, në kuvend.
Banorët e Thumanës, Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët kanë kërkuar një rrugë lidhëse me autostradën Thumanë-Kashar, do të marrin një zgjidhje provizore. Ata do të kenë mundësi të hyjnë në rrugën e re, përmes nyjes së Gramzës.
“Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate. Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rreth rrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore”,-tha Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku tha se Shqipëria po ndjek modelet ndërkombëtare për ndërtimin e rrugëve me pagesë, dhe paralel me to janë edhe rrugët alteranative, siç autostrada Thumanë-Kashar e ka.
Në parlament, ministrja Balluku u përball me deputeten Elda Hoti, e cila tha se projekti fillestar i Autostradës ka pasur nyje në zonën ku banorët protestojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta