Me profesion bankiere, kush është 32-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga burri

30 Janar 2024 | 09:59

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Suela Saliaj, bankierja shqiptarja që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autori është 34-vjeçari Renato Muhaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishin dhe një vajzë së bashku.

Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe u largua.

Ai mundi të arrestohej më vonë nga policia amerikane, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë.

Prindërit e 34-vjeçarit u transportuan në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.

Renato Muhaj, autori

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai.

Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit. Pasi dërgimit të prindërve të autorit dhe konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit të cilin e kanë lokalizuar përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026