“Më rrezikohet jeta në Shqipëri” Rrëzohet kërkesa për azil e të “fortit” të Lushnjës
Është rrëzuar nga autoritetet greke kërkesa e Laert Haxhisë për të përfituar azil politik në Greqi, me pretendimin se në shtetin shqiptar i rrëzikohej jeta.
Ky vendim i hap rrugë ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për t’u përballur mbi akuzat që rëndojnë mbi të.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se seanca gjyqësore është mbajtur ditën e djeshme në orën 10:40.
Ndërkohë që seanca e radhës, ku pritet të vendoset mbi ekstradimin e tij, do të mbahet më datë 20 qershor.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, për të cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
LEXO GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë