“Më shau i pari”- Vrau me grushte ndërtuesin, flet në polici djali i anëtares të KLP

8 Gusht 2023 | 10:25

Rreth 10 persona janë marr në pyetje nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, në lagjen “Hajro Cakërri”, ku Rei Mete qëlloi për vdekje me grushte biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau. Personat e marrë në pyetje kanë qënë kryesisht dëshmimtarë okularë në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë të viktimës dhe autorit. Dëshmitarët kanë treguar në polici rrjedhën e ngjarjes, si nisi dhe si u zhvillua konflikti, teksa familjarët kanë dëshmuar nëse kanë qenë në dijeni të konfliktit për një apartament.

I pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Mete, ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa shtoi se në qendrën e internetit janë takuar rastësisht. Sipas tij, të dy do të printonin disa dokumente.

Autori i krimit ka pohuar se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur përpara se konflikti të përshkallëzohej. Meta gjithashtu ka deklaruar se e ka goditur për vetëmbrojtje, teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja e kokës në tokë.

Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete futej shpeshherë si sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai merrte përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve, në emër të së ëmës, Nurihan Metes, e cila është anëtare e KLP-së.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të  përfitonte apartamente ose shuma monetare. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur vetë dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes. Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar mbi dinamikën e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026