Më shumë se 142 persona janë ekzekutuar në Iran gjatë muajit maj

1 Qershor 2023 | 17:28

Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran thotë se të paktën 142 persona u ekzekutuan në Iran gjatë muajit maj, shifër kjo më e larta mujore në tetë vitet e fundit.

Këto ekzekutime vijnë gjatë një kohe kur regjimi i Iranit po tenton t’i shtypë protestat mbarëkombëtare me metoda që, sipas grupit mbikëqyrës me seli në Norvegji, kanë për qëllim përhapjen e “frikës shoqërore”.

Në deklaratën e publikuar më 1 qershor, IHR-ja shtoi se deri më tani këtë vit, dënimi me vdekje është administruar të paktën 307 herë, një rritje prej 76 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Qëllimi i intensifikimit të ekzekutimeve arbitrare të Republikës Islamike është përhapja e frikës shoqërore për t’i parandaluar protestat dhe për të zgjatur sundimin e saj”, tha drejtori i IHR-së, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Gjyqësori i Iranit, me nxitjen e liderëve të lartë, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër protestuesve, duke ekzekutuar të paktën shtatë protestues, duke përfshirë tre më 19 maj. Disa të tjerë aktualisht presin dënimin me vdekje.

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në shtator të vitit të kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026