“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur

13 Qershor 2026 | 22:16

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe drejtimin politik të protestës në Tiranë , duke shprehur rezerva ndaj gjuhës së përdorur nga disa përfaqësues të saj.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania me gazetaren Greta Topjana, Gjyli theksoi se në diskutimet publike po vëren një retorikë të skajshme që synon sipas saj “zhbërjen” e strukturave aktuale pa ofruar një platformë të qartë alternative.

Ajo kërkoi më shumë transparencë mbi manualin, formën dhe kriteret e përzgjedhjes së figurave të reja përfaqësuese, duke u shprehur se mungesa e një plani konkret dhe përdorimi i thirrjeve radikale krijojnë paqartësi dhe pasiguri për publikun.

 “Çështja është që që a mund të ndodhi që patjetër kjo protestë të ngrihet dhe të shkojë pastaj drejt mosprodhimit të një kontenti politik? Domethënë e gjithë kjo është pikëpyetja që të ngrihet në këtë pikë ose që mund të derivojë dhe të ndërtojë diçka që garancia e kujt është mbi këtë që do të ndërtohet? Si do të bëhet përzgjedhja e këtyre figurave përfaqësuese?

Më kanë ndodhur në studiot televizive këto ditët e fundit të përballem dhe jo më larg se sot kam pasur një përballje shumë të fortë, qoftë me përfaqësues të shoqërisë civile apo të tjerë që duan të marrin kredon në një farë mënyre të protestës për t’u legjitimuar si figurat e reja të ndoshta atij formacioni që do të vijë. Dhe më ka trembur fakti që retorika e ndërtuar, dhe këtë e them si një e re, si një e re në politikë, si një e re me kontribut shoqëror në më shumë se një dekadë, më tremb fakti që ndërtohen retorika nga të majtës ekstreme deri atë naziste të tipit: “Do ta zhbëjmë, do ta shfarosim, do ta kthejmë përmbys, do të zhbëjmë këto që janë, do t’i zhdukim ata që janë dhe do vijnë të rejat”.

Pra jemi këtu: kush do të jetë, si do të bëhet, si do të ndërtohet, kush është manuali, kush është forma, kush është qasja, a duhet të jemi ne të frikësuar këtu? Unë jam ndjerë e tmerruar ditët e fundit”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026