‘Më vjen turp ç’po ndodh’, politikani francez: Emigrantët s’po trajtohen me dinjitet

2 Shtator 2022 | 14:16

Politikanin francez Jean Pierre Moussally, një nga zyrtarët e lartë të partisë së gjelbër në Francë, ka shprehur hapur mbështetjen e forcës që përfaqëson ndaj emigrantëve.

Në një bisedë me gazetarin Xhensil Shkëmbi, Mousally, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i këshillit bashkiak në qytetin e Kales, ka treguar se politika është e ndarë në mbështetjen apo jo ndaj emigrantëve, ndërkohë që vetë qytetarët duan që të ardhurit të trajtohen me dinjitet.

“Padyshim që kemi policinë nacionale këtu në Francë, e cila ka për synim të bëjë emigrantët të jenë të padukshëm për qytetarët këtu në Calais apo Francë. Ata nuk duan ti ndihmojnë emigrantët në asnjë mënyrë, ku përdorin shpesh arrestimet në grup për të krijuar panik tek ta. Kjo është policia që është krijuar deri tani. Patjetër që njerëzit në Francë, qytetarët, pjesa më e madhe e tyre mbështesin të drejtat e njerëzve, kur ata shohin emigrantët përpiqen ti ndihmojnë aq sa ata munden

Pjesa me e madhe e popullsisë këtu në Francë kërkon që emigrantët të trajtohen me dinjitet”, thotë ai.

Moussally u shpreh se politika në Francë nuk po i trajton emigrantët me dinijtet, duke rrezikuar jetë njerëzish e duke shpërdoruar fonde publike.

“Njerëzit që janë këtu, emigrantët, ata nuk marrin ndihmë në mënyrën që ata presin nga një shtet i civilizuar, policia shkon përherë dhe i largon njerëzit nga zona që ata jetojnë, njerëzit marrin tendat, policia ikën, emigrantët kthehen sërish sepse nuk kanë ku të shkojnë. Çdo dy ditë ndodh kjo. Disa prej emigrantëve kanë muaj këtu e disa të tjerëve vite. Për ta është një situatë e çmendur. Politikat janë të padobishme dhe kanë ndikuar në jetë njerëzish, po ashtu dhe ne fonde publike. Kush jemi ne, në qoftë se nuk i trajtojmë ata me dinjitet? Personalisht me vjen turp se çfarë po ndodh këtu”, shprehet politikani francez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026