Meçe: Berisha po bojkotohet! I nisi protestat me 16 mijë, përfundoi me 6 mijë njerëz

13 Shkurt 2023 | 14:10

Analisti Arben Meçe komentoi në studion e Euronews Albania, aksionin e protestave të iniciuara nga opozita.

Meçe tha se në optikën e tij Berisha nuk gëzon shumicën në PD, madje ai po bojkotohet dhe nga militantët e vetë.

Analisti tha se protestat e Berishës po tkurren, duke nisur me 16 mijë persona në shesh në korrik dhe duke përfunduar në 6 mijë persona më 11 shkurt.

“Së pari pritshmëria ime se protesta e 11 shkurtit nuk do të kishte mbështetje popullore u vërtetua. Tani dua të vërtetoj diçka tjetër që edhe brenda Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka mbështetje. Çka do të thotë, nëse historiku i 4 mitingjeve që ka bërë Sali Berisha në këtë periudhën 1-vjeçare të foltores nisi me 16 mijë veta, kaloinë 12 mijë veta, pastaj 3 mijë veta në 6 dhjetor dhe përfundimisht përfundoi me 6 mijë veta.

Gjithë ajo demogagji e shprehur këtë periudhë nuk është gjë tjetër veçse një flluskë mediatike. E vërteta është se Sali Berisha ka krijuar një imazh të një realiteti që nuk ekziston, e vërteta është tek numri i njerëzve që dalin në shesh. Berisha po bojkotohet dhe nga militantët e vet”, tha Meçe.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026