Medalje Ari për Kampionin special Gersi Troka

21 Qershor 2023 | 19:22

Notari Gersi Troka është shpallur kampion në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin. Ai është vlerësuar me medalje ari pas një performance të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not.

Ky super rezultat vjen vetëm dy ditë pasi Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi disa ndryshime në Ligjin për Sportin, të cilat lidhen veçanërisht me gjithëpërfshirjen dhe sportin paralimpik.

Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja Kushi e quan këtë medalje të artë të kampionit Gersi Troka një arsye më shumë që vendimi për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për “Special Olympics” dhe “Paralympics” të bëhet realitet sa më parë.

“Zemra mal për kampionin tonë special Gersi Troka, i cili fitoi medalje ari në not në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin! Rezultate si këto janë një arsye më shumë që vendimi që sapo kemi marrë për të përfshirë në Ligjin e Sportit mbështetjen për ‘Special Olympics’ dhe ‘Paralympics’ ta bëjmë realitet sa më parë”, shkruan Kushi në postimin e saj.

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si not, peshëngritje, basketboll e atletikë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026