Media italiane për Gjadrin: Hapësirë fantazmë, emigrantë kanë tentuar vetëvrasjen

19 Qershor 2025 | 15:25

Një investigim i gazetës italiane domani pasqyron një situatë problematike në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër. Sipas artikullit, që nga hapja e këtij institucioni janë regjistruar protesta të vazhdueshme dhe 45 tentativa vetë-dëmtimi ose vetëvrasjeje.

Sipas medias italiane në muajt e fundit në Gjadër janë mbajtur rreth 80 persona, shifër e papbulikuar zyrtarisht.

Artikulli përshkruan ambientin e qendrës si një vend të madh, të heshtur dhe të izoluar, ku emigrantëve u ndalohet përdorimi i celularëve apo aksesi në televizor, duke krijuar një gjendje të rëndë psikologjike. Përdorimi i psikofarmaceutikëve në mënyrë të gjerë dhe pa kontroll është një tjetër problem i rëndësishëm, që e përkeqëson situatën.

Në bazë të artikullit, në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”.

“Asnjë orë dore, asnjë celular, ka televizorë, por nuk funksionojnë. Duhet të imagjinosh një strukturë të madhe, fantazmë dhe të heshtur, ku jehona e hapave dhe ku, pikërisht, humbja e vetëdijes për realitetin, për kalimin e kohës, për atë që po ndodh jashtë bëhen instrumente të asgjësimit.

Mjedisi është i rregullt, i pastër, aseptik, një lloj distopie ku paraburgimi nuk i ngjan më atij të burgjeve të rrënuara dhe të ndyra italiane, me seksionet e nxirë nga tymi i zjarreve të ndezura duke u vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste ose dëshpërimi”, theksohet në artikull.

Për më tepër, domani raporton për mungesën e transparencës dhe përkushtimin e qeverisë italiane për të mbajtur këtë qendër larg syrit të publikut dhe deputetëve, duke e konsideruar vizitën e tyre një shqetësim për autoritetet.

Në artikull përmendet edhe dëshmia e deputetes Debora Serracchiani dhe Claudio Stefanazzi, të cilët kanë vizituar kampin dhe kanë dokumentuar rastet e rënduara të personave që përballen me probleme serioze psikologjike dhe shëndetësore, përfshirë dhe raste të tentativave të shumta vetëvrasjeje dhe kushteve të këqija shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026