‘Mediat e huaja kërkojnë luftë në Kosovë’, gazetari: Nuk po raportojnë realitetin
Gazetari Vullnet Krasniqi thotë se mediat e huaja nuk po realitojnë realitetin në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi u shpreh se në këto media, vendosja e barrikadave është paraqitur si një veprim në formë proteste nga ana e serbëve lokalë, teksa dihet se ata influencohen politikisht nga Serbia.
Sipas tij, edhe për shkak të luftës në Ukrainë, mediat ndërkombëtare po e paraqesin situatën në Kosovë, sikur është në prag të një lufte.
“Nuk po e kuptoj nëse është ndonjë propagandë, por gjuha të cilat mediat ndërkombëtare po e përdorin sot për Kosovën kur raportojnë për veriun, është një gjuhë e cila nuk korrespondon me realitetin. Barrikadat në veri, nuk janë sikur një mjet protestues apo diçka që bllokohet. Barrikadat në veri, strukturat paralele dhe Serbia i përdorin si akt politik. Kur atyre diçka nuk u pëlqen, vendosin barrikadat.
Nëse e keni vërejtur, edhe kamionët janë të njëjtë, edhe mënyra se si vendosen janë të njëjtë. Këtë herë, ndoshta për shkak të luftës në Ukrainë, mediat ndërkombëtare, sikur po dëshirojnë të hapin edhe një front tjetër, të raportimit nga gjendja e luftës. Këtë herë, nuk e di pse është nevoja për të paraqitur Kosovën si një vend që po eskalon situata. Nëse i ke vënë re titujt, përdoret fjala eskalim”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz