Mediat e huaja: Turistët ndikuan në rritjen e inflacionit, tani po “paguajnë çmimin”

18 Gusht 2023 | 20:01

Bashkë me boomin turistik që ka shpërthyer në Europë këtë sezon, kanë shpërthyer edhe çmimet e larta në këtë sektor. Pavarsisht shtrenjtimit të pushimeve, kërkesa nuk mungon, duke bërë që dhe niveli i inflacionit në kontinentin antik, të qëndrojë kokëfortë në nivele tepër të larta.

Vizitorët dhe turistët e kontinentin europian, po përballen me çmime më të larta, pasi operatorët trasferojnë kostot e tyre tek çmimi final.

Greqia regjistroi 5,76 milion vizitor vetëm në 5 muajt e parë të vitit. Kroacia mirëpriti 2,7 milion pushues vetëm në qershor, një rritje prej 2,8% nga viti i kaluar.

Gjitjashtu dhe Shqipërinë, e vizituan mbi 3,4 milion vetëm në gjysmën e parë të vitit.

Por për Bankën Europiane, shqetësimi qëndron se vala e inflacionit “veror”, e nxitur nga boomi i turizmit, mund të vështirësoj përpjekjet e institucionit për të kontrolluar çmimet.

Sias të dhenave zyrtare, turizmi kontribuon drejtpërdrejtë  në 4% të prodhimit në Bashkimin Europian, që në tre mujorshin e parë dhe të dytë të vitit, ka regjistruar një zgjerim mesatar prej 0.3% në të gjithë kontinentin

Megjithatë, ky zgjerim i konsumit të pushimeve nga ana e vizitorëve, ka kontribuuar gjithashtu në forcimin e nivelit të inflacionit, që megjithë masave të ndërmarra, vijon të qëndroj i lartë.

Gjithashtu, dhe kompanitë e fluturimeve, kanë rritur çmimet e biletave. Të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë, pasqyrojnë një rritje të vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një sondazh nga Komisioni Euripian i Udhëtimeve, 44% e turistëve amerikan kanë deklaruar se parashikojnë të shpenzojnë mesatarisht më tepër se 1500 euro për person, 33% më shumë sesa një vit më parë.

Sipas Bankës Europiane, përgjegjës për rritjen e çmimeve në sektorin e shërbimit, janë pikërisht shpenzimet për pushime dhe udhëtime.

Me një vlerë prej 5,6% të regjistruar në muajin korrik, inflacioni shënon maksimumin historik, larg objektivit prej 2%.

Instituti thekson se është e rëndësishme monitorimi i këtij komponenti të konsumit, për shkak të implikimeve dhe rrisqeve që mund të pasqyroj në inflacion.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa turistike vijon të mbetet e lartë. Por rritja e çmimeve mund të ndikoj në vendimet e politikës monetare të BQE, e cila mund të veproj në rritjen e mëtejshme të normave të interesit për të menaxhuar inflacionin në treg.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026