Mediu takime në Kongresin Amerikan, zbardhen temat e diskutuara

28 Maj 2024 | 11:10

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku është takuar me kongresmenë të ndryshëm në Kongresin Amerikan.

Përmes një reagimi, Mediu ka zbardhur dhe fokusin e diskutimeve që lidhen jo vetëm me politikën e brendshme në Shqipëri, por dhe me situatën gjeopolitike në rajon.

Kreu i PR thekson se diskutoi me kongresmenët në SHBA, ndërhrjen dhe rolin e Kinës dhe Rusisë në rajon, si dhe situatën në Kosovë, ku kërkoi ndërhyrja më active të SHBA në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Deklarata e Fatmir Mediut:

Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremenë demokratë dhe republikanëë, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Ëalberg Michigan, Tom Souzzi New York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e Ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.

Kërcënimi i parë për rajonin e Ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mosfunksionimi i ligjit dhe institucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rrikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, konflikteve të vjetra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.

Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo

Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve.

Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATOs në Ballkan me qëllim parandalimin e çdo konflikti të mundshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026