Medvedev: Suedia dhe Finlanda në NATO, ndërlikim për situatën në Baltik
Vendimi për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën NATO-s ndërlikon situatën e sigurisë në rajonin e Baltikut.
Kështu u shpreh këtë të premte zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev, shkruan Tass.
“Është e qartë se vendimi për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk e forcon sigurinë e rajonit, por përkundrazi, e ndërlikon situatën e sigurisë për të gjithë. Sa i përket vetë vendimit, ne e kuptojmë se si u mor ai vendim, çfarë lloj histerie përfshinte, si u ndikua në mënyrën e të menduarit të këtyre dy vendeve përtej oqeanit dhe nga Brukseli”, u tha Medvedev gazetarëve.
Sipas tij, kufiri i Republikës së Karelia (pjesë e Federatës Ruse) me Finlandën është tashmë kufiri i Rusisë me NATO-n, gjë që çon në një sërë pasojash negative.
Medvedev shtoi se Rusia do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj dhe të rrisë sigurinë nëse dy vendet nordike pranohen në NATO.
LEXONI GJITHASHTU
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 19:16 “Dorëheqje” në bulevard, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus