Kryeredaktori i “Anadolu Agency”: Tërmeti ka dëmtuar 1/3 e territorit turk
Mehmet Ozturk, kryeredaktor i “Anadolu Agency” tha në një intervistë për Euronews Albania se tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka shkaktuar dëme të mëdha në 1/3 e territorit të vendit.
Ai u shpreh se tërmeti i sotëm është i dyti më i fuqishëm në Turqi, që pas atij të vitit 1939 që la pas mbi 30 mijë viktima.
“Ky është tërmeti i dytë më i fuqishëm të Turqi pas atij të vitit 1939 ku humbën jetën mbi 30 mijë persona. Turqia ka aktivitete të shumta sizmike. Por tërmeti i sotëm që goditi rreth orës 4 të mëngjesit ka dëmtuar një pjesë të madhe të Turqisë, mund të themi 1/3 e territorit turk. Unë jetoj në Ankara, ndërsa im bir që jeton në Stamboll më foli për lëkundje sizmike të ndjera edhe atje”, tha Ozturk.
Mbi 2700 njerëz raportohet të kenë humbur jetën deri tani nga tërmeti shkatërrimtar prej 7,8 ballë që u pasua nga dy të tjerë të magnitudës 7,5.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë