Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut

11 Qershor 2026 | 22:58

Meksika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse. Ndeshja e parë u zhvilluar në stadiumin “Azteca” përpara 80 824 spektatorëve.

Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Quinones, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë, Jimenez dyfishoi shifrat në minutën e 67-të, duke vulosur fitoren e Meksikës.

Takimi, i drejtuar nga arbitri brazilian Sampaio, u karakterizua edhe nga tre kartonë të kuq. Fillimisht u ndëshkuan dy lojtarë të Afrikës së Jugut, Sithole në minutën e 48-të dhe Zwane në minutën e 86-të. Në kohën shtesë, me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi meksikan Montes (90+3’).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump nuk kthehet në SHBA me Air Force One: Jam objektivi numër një i Iranit për t’u vrarë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi është objektivi kryesor i Iranit për një atentat. Në konferencën për mediat pas Samitit të NATO-s në SHBA, Trump këmbënguli...
19:00 | 08/07/2026

“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump vlerëson Samitin e NATO si shumë të suksesshëm

Trump mbajti një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi duke...
18:21 | 08/07/2026

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026