Mélenchon, njeriu surprizë i zgjedhjeve në Francë

7 Korrik 2024 | 21:43

Zgjedhjet në Francë kanë prodhuar surpriza. Ekstremi i djathtë i Le Pen nga pretendente për të marrë drejtimin e qeverisë ka dalë forcë e tretë politike. Macron ka arritur të rimëkëmbë partinë, por sërish mbetet forcë e dytë.

Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez.

Në fjalimin e parë pas fitores, Mélenchon i bëri thirrje Presidenti Macron që të pranojë humbjen dhe t’i jap drejtimin e qeverisë së majtës.

Por kush është njeriu që ftoi në mënyrë surprizuese zgjedhjet e së dielës në Francë?

72-vjeçari Jean-Luc Mélenchon e ka nisur karrierën si gazetar dhe pedagog. Në vitin 1970 hoqi dorë nga mësim dhënia dhe u angazhua në radhët e së majtës. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i ri i arsimit nën kryeministrin socialist Lionel Jospin.

Në moshën 35-vjeçare u bë senator dhe në vitin 2009 u zgjodh eurodeputet. Në fillim të viteve 2000, ai u zhgënjye me politikat e Jospin duke e cilësuar qeverinë e tij si i zhvendosja e socialistëve në të djathtë.

Në 2009 krijoi një parti të re të majtë dhe vetëm pas gati 10 vitesh arriti të merret 19 % të votave. Në vitin 2022 ishte kandidat për president duke sfiduar Macron dhe Le Pen, Mélenchon dhe arriti të marrë 21. 95 % të votave.

Pas largimit nga gara presidenciale  ai shpalli synimin e tij për të udhëhequr qeverinë, duke miratuar sloganin “Mélenchon Kryeministër”.

Gjatë presidencës Macron, lideri i ekstremit të majtë ka kundërshtuar politikat e tij dhe ka mbështetur protestat e jelekverdhëve kundër pabarazisë ekonomike. Në fillimet e karrierës politike ka qenë kundër NATO-s duke e cilësuar si ‘fyerje për sovranitetin e Francës’, por më vonë i ka moderuar deklaratat.

Programi i tij dhe partive aleate ka ngjallur jo pak debate për qëndrime të ekstremit të majtë. Ai premton ulje të moshës së pensionit, rritje të pagës minimale, kthimin e taksave të pasuritë për kompanitë dhe biznesmenët e pasur, fiksim të çmimeve për produktet bazë dhe hapje të miliona vendeve të punës. Për shkak të deklaratave dhe programit të tij, Mélenchon është cilësuar si ‘marksist’.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026