Meloni-Rama folën për central bërthamor? Gazetarja nga Italia: Nuk ishte surprizë
Gazetarja Alba Kepi ka komentuar vizitën e kryeministres italiane Georgia Meloni në vendin tonë dy ditë më parë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ajo theksoi se në takimin e Melonit me homologun e saj shqiptar Edi Rama, u diskutua dhe për ndërtimin e një centrali bërthamor në vendin tonë.
Sipas saj kjo lëvizje vjen pasi Italia ka nevojë për furnizim energjie.
“Nuk ishte vetëm një ftesë që Rama i bëri Melonit por ishte dhe një agjendë pune e cila nis jo vetëm për atë që ka nevojë Italia, për të garantuar një siguri furnizimi energjetik, gjatë muajve të ardhshëm. Italia kërkon të mbyllë boshllëkun e krijuar për shkak të vendosjes së sanksioneve të Rusisë. Italia kërkon të mbyllë këtë boshllëk me krijimin e një centrali bërthamor. Nuk është një ide surprizë, por duket si një nevojë që Meloni ka. Shqipëria është një vend afër Italisë dhe vendi ku mund të krijojë një central bërthamor pa pasur atë lloj tensioni politik dhe mediatik nga ana e qytetarëve Italianë dhe me faktin që mund të bëjë një investim të madh në një vend si Shqipëria”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër