Memaliaj| U qëllua për vdekje dhe e hodhën në humnerë, gjendet i pajetë 72 vjeçari
Një 72 vjeçar është gjendur i pajetë këtë të martë pranë një përroi nga familjarët rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2, Memaliaj.
Burime policore nga terreni konfirmojnë se 72 vjeçari Faik Ajdini është vrarë.
Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë gjetur dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemoragji, që ka çuar në vdekjen e tij.
Goditjet mësohen se kanë qenë me mjete prerëse, sëpatë dhe thikë.
Terreni shumë i vështirë, ku gjendet trupi i të ndjerit, ende i palëvizur, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.
Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.
Ndërkaq alarmin për humbjen e tij e dhanë familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej 48 orësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje